Trashëgimia kulturore e pakicave etnike dhe linguistike në Qarkun e Korçës do të jetë në fokus të një studimi që 5 pedagoë të Universitetit “Fan S.Noli” në Korçë së bashku me një grup studentësh kanë nisur. Sipas pedagoges Maria Dojçe, qëllimi është që të nxirren në pah këto vlera dhe asete që këto pakica kanë dhe të vijojnë të trashëgohen në breza.
Ky projekt i Universitetit “Fan S.Noli” në Korçë dhe Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit pritet të finalizohet në muajin maj 2025 me një panair. Pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë ato greke, maqedonase, arumune, rome, malazeze, boshnjake, serbe, bullgare dhe egjiptiane që jetojnë në tolerancë e mirëkuptim me pjesën tjetër të popullatës.