• Sport

Nis Kampionati Kombëtar i Volejbollit/ Skëndërbeu kampion e nis mbarë, fiton 3-1 me Teutën

Skënderbeu fiton me rezultatin 3-1 me Teutën në javën e parë të kampionatit kombëtar të volejbollit për femra.  Edhe duke aktivizuar lojtare të reja Skënderbeu ia ka dalë të fitojë setin e parë 25-18, të dytin 25-21 dhe setin e katërt me rezultatin 25-15. Edhe për trajnerin Orlando Koja, Skënderbeu edhe këtë sezon është skuadra për tu mundur.  

Volejbollistet e dy skuadrave Sara Malaj dhe Romina Matoshi pranojnë faktin  se lojtaret e huaja i kanë dhënë më shumë rivalitet kësaj loje, por të dyja kërkojnë më tepër vëmendje për lojtaret shqiptare.

Skënderbeu vetëm pak ditë më parë ka fituar kupën e Federatës Shqiptare të Volejbollit për femra duke treguar se dhe këtë sezon mbetet ekipi për tu mundur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *