• Korça

Kristo Floqi, personaliteti poliedrik/ Aktivitet në nderim të jetës dhe veprës së tij

Komuniteti arumun dhe ai ortodoks i kishës së Shën Sotirit në Korçë në bashkëpunim me Universitetin Fan Noli kanë zhvilluar një aktivitet në nderim të intelektualit shqiptar, juristit, patriotit, publicistit, dramaturgut, poetit, politikanit me origjinë arumune Kristo Floqi, i cili vjen i prezantuar përmes librit të profesores së asociuar, dekanes së Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë Jonela Spaho, me titull Kristo Floqi, koha dhe vepra e tij letrare.

Personaliteti poliedrik i Kristo Floqit por edhe puna shkencore studimore e autores janë vlerësuar edhe nga të tjerë personalitete të pranishëm në aktivitet:

Në vijim është shfaqur edhe një film dokumentar për jetën dhe veprën e Kristo Floqit. Në këtë aktivitet janë nderuar me certifikata mirënjohje disa pedagogë të universitetit Fan Noli, si figura të shquara të qytetit të Korçës, njerëz të punës dhe të dijes. Këto certifikata janë dhënë për Dhimitri Bello, Jonela Spaho, Jani Kaçi, Zoi Alusha, Ornela Liçi e Daniela Stoika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *