• Korça

Korçë, mbërrin vaksina antigrip/ Kontigjenti i parë prej 11 mijë dozash shpërndahet në qendrat shëndetësore

Edhe në Korçë ka mbërritur kontigjenti i parë i vaksinave antigrip. Në total janë 11 mijë doza të cilat janë shpërndarë nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Korçë në qendrat shëndetësore dhe prej ditës së djeshme, ka nisur aplikimi.

Naumi bën me dije se aplikimi i kësaj vaksine është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga gripi ndërkohë që të gjithë që duan ta kenë si dokument, mund ta shkarkojnë nga e-Albania.

Nga viti në vit është vënë re një rritje e interesit të popullatës për të aplikuar vaksinën që në momentin e mbërritjes së saj, për të krijuar imunitet deri në muajt janar shkurt kur gripi stinor shënon pikun e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *