Është zhvilluar në Pogradec takimi i Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore, “Për peisazhin e mbrojtur Tokësor dhe Ujor” thirrur nga prefekti i qarkut Korçë Nertil Jole. Prefekti Jole ka kërkuar nga të gjitha institucionet përgjegjëse marrjen e masave të nevojshme për miradministrimin e zonave te mbrojtura, si pasuri unikale të natyrës së bukur të qarkut, të cilat shtojnë potencialin turistik të Pogradecit e gjithë rajonit.
E pranishme në takim Drejtoresha e Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura ka vënë theksin tek miratimi i VKM-së për peisazhin e mbrojtur të liqenit të Pogradecit.
Në takim u vu theksi te domosdoshmëria për gjetjen e burimeve alternative për hartimin e Planeve të Menaxhimit për zonat e shpallura të mbrojtura.