Është çelur në ambientet e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë ekspozita me titull “Ikonat e Diço Zografit, koleksioni i Muzeut Historik Kombëtar”. Ideja për organizimin e kësaj ekspozite lindi nga hulumtimet e bëra në fondet e paespozuara të Muzeut Kombëtar Historik duke nxjerrë në dritë veprat e ikonografit të cilaj janë kryesisht ikona të ikonostasit të kishës së Shën Kollit në Elbasan.
Kjo ekspozitë u organizua në javën e “Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore”, si dhe në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore.