• Korça

Festivali Ndërkombëtar i Serenatës/ Dy netë me serenatat më të bukura korçare

Është çelur në Korçë “Festivali Ndërkombëtar i Serenatës”, i cili do të bëjë bashkë për dy netë me radhë këngëtarët më të mirë që i kanë kënduar gjithë jetën serenatave të bukura korçare dhe grupet e kësaj lloj muzike nga brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Festivali ka nisur tek muzeu arkeologjik ku kanë kënduar disa nga serenatistët e vjetër të cilët thonë se këngët e serenatës korçare janë simbol i qytetit të Korçës dhe një traditë e hershme e trashëguar brez pas brezi.

Festa ka vijuar më pas tek pazari i vjetër me performancën e jashtëzakonshme të vëllezërve Prifti.

Festivali Ndërkombëtar i Serenatës, ideuar dhe realizuar nga Bashkia Korçë me mbështetjen e projektit Tourism for Albania, pritet të kthehet në një traditë të përvitshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *