Cdo ditë e sheh në qytet me çantën më dorë, duke i buzëqeshur çdo qytetari që takon, me fjalën e ëmbël dhe dorën e ngrohtë, për të gjithë ai quhet mjeku që shëron me fjalë. Ky është mjeku endokrinolog Ëngjëll Gusho, i cili sot feston 80-vjetorin e lindjes. Më shumë se 54 vite në profesion mjeku Gusho vijon të jetë në shërbim të pacientëve. Një nga sekretet sipas tij është dëshira për të qënë gjithmonë mes njerëzve duke dhuruar për ta çdo dije të tij pasi përpara se të jesh mjek duhet të jesh njeri.
Kanë që në të shumta urimet dhe surprizat ndaj mjekut Gusho sot, ku kanë uruar jo vetëm kolegë të tij por edhe qytetarë të thjeshtë.
Për të gjithë miqtë e tij Ëngjëll Gusho ka një urim.
Stafi i Rtsh Korçës ju uron edhe shumë vite të tjera plot energji doktor Ëngjëll Gusho.