Emisioni “Pak nga të gjitha” vjen edhe në këtë sezon në ekranin e RTSH Korça. Nën moderimin e Erjona Pambukut, ky emision do të sjellë tematika të larmishme dhe me interes për publikun e gjerë.
Në ditën botërore të shëndetit mendor, në puntatën e sotme të emisionit, do të trajtohet edhe kjo tematikë me mjeke të fushës, si edhe problemet kardiake ku e ftuar do të jetë mjekja Ilda Lera.
Emisioni “Pak nga të gjitha” transmetohet çdo të enjte në orën 20:30 në ekranin e RTSH Korça.