• Korça

Dita ndërkombëtare e të moshuarve/ Prefekti i Korçës Nertil Jole zgjedh të urojë nga “Vila Kenedi”

Rezidenca e të moshuarve “Vila Kenedi” ushtron prej më shumë se 10 vitesh aktivitetin e saj me shërbime 24 orë, për të moshuarit në nevojë nga qarku i Korçës. Ditën e sotme, që përkon me ditën ndërkombëtare të të moshuarve prefekti i qarkut Nertil Jole së bashku me stafin e tij ka zhvilluar një vizitë tek kjo rezidencë, duke kalua kohë me të moshuarit që janë pjesë e saj. “Është e nevojshme që të gjithë ne, shoqëria dhe institucionet, të rrisim ndjeshmërinë, vëmendjen dhe kujdesin për moshën e tretë, si mirënjohje dhe detyrim ndaj kontributit të saj shumëvjeçar.” është shprehur Jole në fjalën e tij.

Tek “Vila Kenedi” të gjithë të moshuarit trajtohen me respekt dhe dinjitet. Kujdesi mjekësor është shërbimi kryesor, por stafi i specializuar ofron edhe shërbime të tjera bazë për të përmbushur nevojat e rezidentëve. Përveç këtyre, koha sociale dhe përfshirja në aktivitetet të shumta i ndihmon të moshuarit të kenë një jetë sa më aktive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *