• Korça

Dita Botërore e Shëndetit Mendor, ulet mosha e personave me probleme

Ulet mosha e personave që shfaqin probleme të shëndetit mendor. Nëse më parë simptomat mund të shfaqeshin në adoleshencë, tashmë specialistët kanë hasur edhe fëmijë më të vegjël me të tilla probleme. Sipas mjekes psikiatre Nikolina Bode janë kryesisht problemet në familje dhe rritja e fëmijëve jo nga të dy prindërit që ka sjellë këtë uljë të moshës:

Një tjetër kategori delikate për shfaqjen e problemeve të shëndetit mendor janë edhe të moshuarit, sidomos ata që ndjejnë vetminë, braktisjen, apo kanë të afërm në distancë. Në ditën botërore të shëndetit mendor Bode ka edhe një apel:

Korça është një nga qarqet me problematikë të shtuar të personave që vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor, ndërsa shifrat e këtyre pacientëve vijojnë të rriten nga viti në vit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *