• Raportime

Decentralizimi horizontal, lidhet marrëveshja me katër bashki

Në kuadër të procesit të decentralizimit, u nënshkruan marrëveshjet në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë, në një ceremoni të organizuar nga Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor në Qendrën për Hapje dhe Dialog në ambientet e Kryeministrisë. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, nënshkroi marrëveshjen e rëndësishme për decentralizimin e funksioneve në arsimin parauniversitar me kryetarët e katër bashkive, të Shkodrës, Beratit, Kolonjës dhe Divjakës. Marrëveshjet për decentralizimin e funksioneve nga niveli qendror në nivelin vendor u nënshkruan edhe në fushën e shëndetësisë dhe bujqësisë nga ministrat përgjegjës, Albana Koçiu dhe Anila Denaj. Ministrja Manastirliu u shpreh se ky është një kapitull i ri për zgjerimin e kompetencave të bashkive në funksion të përmirësimit të cilësisë së arsimit në vend.

Ministrja Manastirliu tha se marrëveshja synon të përmirësojë menaxhimin e arsimit parauniversitar.

Projekti pilot në Shkodër, Berat, Divjakë dhe Kolonjë synon të testojë modele të reja të decentralizimit dhe të riorganizimit të shërbimeve arsimore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *