Shkollat profesionale kanë një bashkëpunim shumë të mirë me bizneset lokale. Kjo bën të mundur që gjatë viteve të shkollës nxënësit të zhvillojnë praktikën profesionale pranë këtyre bizneseve, gjë që bën të mundur që ata të njihen më mirë me tregun e punës dhe nga ana tjetër të fitojnë aftësi profesionale.
Nga ana tjetër ky bashkëpunim është i vlefshëm edhe për vetë bizneset të cilët gjejnë tek nxenesit e shkollave profesionale, një kontigjent punonjësish të kualifikuar.
Një pjesë e mirë e nxënësve të cilët ndjekin studimet pranë shkollave profesionale punësohen edhe gjatë viteve të shkollimit, nisur nga nevojat që ka në sektorë të ndryshëm për fuqi punëtore. Kjo u jep atyre mundësinë që të futen shpejt në tregun e punës dhe të sigurojnë profesionin e së ardhmes.