Ka nisur viti akademik 2024-2025. Në Universitetin “Fan S.Noli” në Korçë për këtë vit janë regjistruar rreth 500 studentë, ndërkohë që sot mbyllet edhe raundi i dytë i regjistrimeve. Ndër programet e preferuara janë Infermieria, Edukimi Fizik dhe Sporte, Financa, Mamia dhe programi i ri Inxhinieri Informatike. Rektori Prof. Dr. Lorenc Ekonomi bën me dije se programi Ekonomiks do të mbyllet.
Në ceremoninë tradicionale të çeljes së vitit të ri akademik, përshëndetën dhe përfaqësues nga Institucionet.
Në total në Universitetin e Korçës për këtë vit akademik do të ulen në auditore rreth 2400 studentë.