• Korça

Qendra komunitare “Duarartët”/ Dorcas Albania inauguron qendrën e re për gratë e moshuara

Dorcas Albania ka inauguruar qendrën e re komunitare “Duarartët” e cila do të do të mirëpresë gjyshet e projektit “Adopto një të moshuar”. Kjo qendër multifunksionale do të krijojë mundësi për të moshuarit që të dalin nga monotonia e përditshme, të krijojnë produkte të bukura si dhe të gjenerojnë të ardhura e të krijojnë marrëdhënie të reja shoqërore.

Këtij aktiviteti që ka ardhur në ditën ndërkombëtare të të moshuarve i janë bashkuar edhe institucione te tjera lokale.

Qendra komunitare “Duarartët” ka për qëllim integrimin e të moshuarve kryeshisht e grave, por ajo do të jetë e hapur edhe për aktivitete mes brezash si fëmijë apo të rinj vullnetarë që dëshirojnë të ndërveprojnë me gjyshërit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *