Dy humbje radhazi kanë zhytur Skënderbeun në një krizë rezultatesh dhe në ndeshjen e radhës ndaj Laçit të gjithë kërkojnë medoemos reagimin. Trajneri Gvozdenioviç është ai që ndjen më teper presionin e mungeses së rezultateve dhe në konferencën për mediat ka deklaruar se ndaj kurbinasve ekipi do te futet në fushë vetëm për 3 pikët.
Për ndeshjen ndaj kurbinasve dy afrimet e fundit, Doka dhe Balaj nuk janë ende gati, ndaj trajneri pritet t’i besojë të njëjtit ekip si në ndeshjet e fundit.
Ndeshja Skënderbeu-Laçi do të luhet të shtunën në orën 17:00 në stadiumin Skënderbeu të Korçës.