Vizitorë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë por edhe turistë të huaj zgjodhën Korçën për të kaluar festat e fundvitit, ndërsa treguan dhe interes për t’u njohur me trashëgiminë kulturore që mbart. Një ndër Muzetë e veçantë që ka ky qytet, është ai Arkeologjik ku janë të ekspozuara rreth 1 mijë objekte si veglat e punës, ato të peshkimit, figurina të ndryshme, vendbanimet e hershme, kocka kafshësh, etj.
Përgjegjësi i Muzeut thotë se zbulimi i vendbanimit palafit të Linit si më i vjetri në Europë ka qenë një shtysë më tepër për t’u njohur me këtë muze.
Muzeu Arkeologjik u krijua në 1985 dhe është i vendosur në dy banesa karakteristike korçare të shekullit të 19-të që për shkak të vlerave arkitektonike të tyre, është shpallur monument kulture.