Kushtet atmosferike janë tashmë optimale për mbjelljen e kulturave të lashta. Fermerët e Qarkut Korçë kanë nisur pregatitjet e tokës për të mbjellë grurin, elbin dhe misrin.
Specialistët këshillojnë fermerët që për të pasur një rendiment të mirë prodhimi, të zgjedhin fara cilësore si dhe të zbatojnë normën e rekomanduar për mbjellje.
Fermerët mund të marrin fara të cilat plotësojnë kriteret e duhura edhe pranë Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore.
Qendra e transferimit të teknologjive bujqësore prodhon rreth 20 kultivarë elb dhe 12 kultivarë gruri të klasit A. Vitin e kaluar, në Qarkun Korçë, u mbollën me grurë rreth 13 430 HA dhe sipërfaqet më të mëdha me të mbjella janë në Bashkinë Maliq.