Shfaqja teatrale “Ku do të vesh ti” do të ngjitet në skenën e teatrit Andon Zako Çajupi pasditen e së mërkurës duke ofruar për publikun artdashës shumë humor por edhe elemente të show-t televiziv, kabaretit si dhe teatrit duke përbërë një spektakël mjaft interesant. Me aktorët Juxhin Plovishti, Franc Bregu e Silvio Goskova, kjo shfaqje e cila do të vijë edhe pasditen e së enjtes do të sjellë dy netë fantastike, me humorin e shkëlqyer, te bukur dhe argetues, të tre aktorëve të rinj, te talentuar.
Ka disa kohë që kjo ide e tre të rinjve është duke marrë formë, por ende shumë gjëra i janë lënë spontanitetit, duke shtuar çdo ditë detaje dhe elemente të rinj të cilët e bëjnë edhe më interesante.
Edhe pse vjen për herë të parë në një format të tillë aktori Silvio Goskova tregon se është gjendur mjaft komod në këtë bashkëpunim mes të rinjve.
Shfaqja do të vijë për publikun në datat 26 dhe 27 korrik, ndërsa pritet që të ringjitet sërisht në skenë edhe gjatë muajve të ardhshëm.