Është përkujtuar ditën e sotme në qytetin e Korçës 80-vjetori i Kongresit të Përmetit. 24 maji i vitit 1944, ishte dita u hodhën themelet e shtetit komunist të pasluftës. Për të kujtuar rëndësinë e këtij kongresi, Komiteti i Veteranëve të LANÇ, ka organizuar këtë të premte një takim përkujtimor.
Kongresi i Përmetit përbën një ngjarje me vlera të mëdha të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, pasi në të u morrën vendime të rëndësishme.
Sipas Asabellës kjo ngjarje historike për Shqipërinë, duhet të përcillet në breza.
Nëpërmjet Kongresit të Përmetit, Këshilli i Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar u afirmua si forcë politike fituese e luftës kundër pushtuesit nazifashist, ndërsa Shqipëria shënoi hapin e parë të afirmimit të saj si vend që rradhitet ndër fitimtarët e Luftës së Dytë Botërore.