Këtë fundjavë në mjediset e RTSH Korça u hap ekspozita “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve” me punime në artet pamore të 30 krijuesve të rinj korçarë. Autorët e punimeve janë nxënës të talentuar nga shkolla të ndryshme në bashkinë e Korçës.
Ekspozita organizohet nga ABC Tirana Club dhe Rtsh Korça me financim të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, në kuadër të projektit “FQINJËT”, Edicioni 6, si një projekt konkret i të rinjve për të rinjtë.
Në muajin tetor ABC Tirana Club do të rikthehet sërish në Korçë, me koncertin pianistik “Fqinjët”.