10350 aplikime për kartat e naftës pa akcizë falas janë kryer nga fermerët e qarkut të Korçës. Sipas burimeve nga Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor rreth 80% e tyre që kanë plotësuar kriteret kanë përfituar 50% të vlerës së subvencionit. Kjo situatë do të vijojë derisa të gjithë aplikantët të plotësojnë kriteret duke përfituar gjysmën e vlerës, ndërsa vetëm më pas do të shpërndahet edhe gjysma tjetër e vlerës së naftës.
Sipas Gjollës të gjithë fermerët që kanë plotësuar kriteret nuk duhet të kenë frikë, pasi do e përfitojnë të gjithë sasinë e naftës falas sipas aplikimit të kryer:
U bënë tashmë disa vite që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ofron skemën e mbështetjes me naftë pa akcizë falas, një skemë që është mjaft e kërkuar nga fermerët e qarkut të Korçës.