• Korça

1 tetori, dita e të moshuarve/ Në këtë ditë apelohet për më shumë dashuri e përkujdes për këtë grupmoshë

1 tetori shënon ditën botërore të të moshuarve. Kjo datë vjen edhe në formën e një apeli për brezat më të rinj, që të kujdesen dhe t’i dhurojnë më tepër dashuri kësaj grupmoshe. Plakja është një process fiziologjik gjatë të cilit ndodhin një sërë ndryshimesh në jertën e personit. Shumë të moshuar janë aktivë dhe janë një ndihmesë e madhe në familje. Qytetarët korçarë ende vlerësojnë konceptin e familjes së madhe, të jetesës ms brezash duke renditur benefitet e saj dhe ndjenjën e të qenit të plotësuar në këtë moshë delicate.

Dita botërore e të moshuarve është përcaktuar në 1 tetor nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara që prej 14 dhjetorit të vitit 1990 duke synuar që të përcillet mesazhi i respektit ndaj kësaj grupmoshe dhe kujdesit që ata meritojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *