Promovimi i atraksioneve turistike të bashkisë Maliq dhe zhvillimi i një turizmi të qëndrueshëm është një qendër të një projekti të organizatës Act Think Center, të mbështetur nga amnbasada amerikane, Co Plan dhe Bashkia Maliq. Një grup të rinjsh pregatiti dhe prezantoi në një tryezë me grupet e interesit resurset turistike, kulturore e historike të zonës së Maliqit, ndërsa ekspertë turizmi kanë dhënë edhe rekomandime dhe ide për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm.
Në bashkinë e Maliqit janë të shumta resurset turistike që ende janë të panjohura për turistët vendas dhe të huaj. Prandaj kryebashkiaku Gëzim Topçiu e ka mirëpritur këtë nismë, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme.
Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në bashkinë e Maliqit do të përkthehet në çeljen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik të zonës.