Kolonja mbetet një nga atraksionet më të njohura turistike në vend, për bukuritë që ofron, traditën, e në mënyrë të veçantë për trashëgiminë e kulturën që ka kjo trevë e njohur e juglindjes së vendit. Nga njëri vit në tjetrin është shtuar numri i turistëve vendas e të huaj. Vitin e kaluar është dyfishuar numri i turistëve dhe vizitorëve dhe e gjithë kjo ka ardhur edhe për shkak të investimeve të kryera në veçanti në fshatrat turistike.
Edi Bilo, një prej operatorëve turistik të zones thotë se rritja e numrit të turistëve në resortin e tij e ka detyruar të rritë kapacitetin akomodues.
Erseka si dhe fshatrat e shumtë turistikë të Kolonjës kanë mirëpritur gjatë vitit të kaluar afro 28 mijë turistë, ndërkohë që numri i vizitorëve ka kaluar shifrën 40 mijë.