15 marsi është afati i fundit për të kërkuar ndryshime në listën paraprake të zgjedhësve për zgjedhjet vendore të 14 majit. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Gjatë kësaj periudhe KQZ herë pas here ka kujtuar zgjedhësit që të kontrollojnë emrin në listën e zgjedhësve pranë njësisë administrative ku kanë regjistrimin e Gjendjes Civile, gjithashtu nëpërmjet aplikacionit KQZ, nëpërmjet faqes së internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes faqes së internetit të Ministrisë së Brendshme si dhe nëpërmjet platformës e-albania. Në rast se emri i tyre nuk ka qënë në Listën e Zgjedhësve ose të dhënat në Listën e Zgjedhësve nuk kanë qënë të sakta ata duhet të drejtoheshin në zyrat e Gjendjes Civile. Gjithashtu 6 muaj para datës së zgjedhjeve lokale janë afishuar në të gjithë qendrat e votimit listat paraprake të zgjedhësve, me qëllim që zgjedhësit të bënin verifikimin në to dhe në rast të konstatimit të pasaktësive, ti drejtoheshin Zyrës së Gjendjes Civile për të bërë ndryshimet e duhura. Afishimi i përberësve zgjedhorë është bërë në çdo qendër votimi dhe ai është përditësuar çdo muaj, deri në 40 ditë para datës së votimit për organet e qeverisjes vendore, kur do të dalin listat përfundimtare. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, këtë të mërkurë ka përfunduar afati për të kërkuar ndryshime në listën paraprake të zgjedhësve dhe më 9 prill shpallet lista përfundimtare e zgjedhësve. Burime zyrtare pranë zyrës së Gjendjes Civile në Korçë, bëjnë me dije se në total në qytetin e Korçës janë 75 mijë e 465 votues dhe 103 qendra votimi.
- Korça
Zgjedhjet vendore, lista e zgjedhësve. Përfundon afati për të kërkuar ndryshime në listën paraprake të zgjedhësve
Korça
Më shumë- Korça
Emisioni “Pak nga të gjitha”/ Në puntatën e sotme flitet mbi shëndetin...
- Korça
Të rinj që frymëzojnë/ Dy studente të universitetit të Korçës, infermi...
- Korça
Dita Botërore e Shëndetit Mendor, ulet mosha e personave me probleme
- Korça