Zgjedhjet e 14 majit, do të jenë zgjedhjet e radhës vendore ku banorët e qarkut të Korccës do të zgjedhin drejtuesit administrative të bashkive për të zgjidhur problematikat e tyre. Normalisht që në këto zgjedhje do të votohet si për kryetarët e bashkive ashtu edhe për antarët e këshillave badhkiak, që do të thotë se secili votues do të ketë dy fletë votimi në dispozicion për të shprehur vullnetin e lirë. Në kushte të tilla, do të votohet në gjashtë bashkitë e Qarkut të Korcës për të përcaktuar se cilët do të jenë drejtuesit e këtyre bashkive për 4 vitet e ardhëshme
Në bashkinë Pogradec, do të jenë në garë tre kandidatë për të zgjehdur kreun e bashkisë. I pari në fletën e votimit do të listohet emri i Zini Tollozhinës, kandidatit të Koalicionit “Bashkë Fitojmë”; I dyti në këtë fletë do të jetë kryetari aktual që rikandidon për një mandate tjetër në këtë bashki, Ilir Xhakolli pjesë e “Partisë Socialiste te Shqipërisë”, Teksa Rezart Laraku do të ketë numrin tre në fletën e votimit si kandidat i forcës politike “Lëvizja e Re”. Qytetarët kanë tre alternativa…
Lini një Përgjigje