• Korça

Zgjedhjet në Universitetin e Korçës/ 3 pedagogë në garë për rektor të universitetit “Fan S. Noli”

Mbyllet procesi i regjistrimit të kandidatëve për zgjedhjet për autoritetet drejtuese dhe organet drejtuese në universitetin “Fan Stiljan Noli” në Korçë. Krahas kandidaturave për rektor është mbyllur edhe procesi i kandidaturave për dekanët dhe përgjegjësat e departamenteve të 4 fakulteteve të këtij universiteti si dhe anëtarëve të senatit akademik. Artur Prifti sekretar i Komisionit Institucional Zgjedhor ka bërë me dije se tre janë kandidatët që do të garojnë për pozicionin e rektorit të universitetit të Korçës.

Prifti më tej ka sqaruar se në këto zgjedhje të drejtë vote kanë afro 150 pedagogë si dhe rreth 3000 studentë të universitetit.

Zgjedhjet për autoritetet drejtuese dhe organet drejtuese në të gjitha universitetet publike të vendit do të mbahen më 21 qershor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *