• Korça

Zgjedhja e farës së patates/ Fermerët mund të kultivojnë edhe farë të gjeneracionit të dytë

Qepa e patatja janë dy ndër kulturat kryesore që kultivojnë fermerët e fushës së Korçës, për të cilat ky vit pati prodhim cilësor. Një ndër faktorët kryesorë që ndikon në prodhim është zgjedhja e materialit mbjellës. Në ndryshim nga kultura e qepës, për të cilën duhet përdorur vetëm farë e gjeneracionit të parë Agronomi Vasfi Shërifi shpjegon se tek patatja mund të përdoret dhe ajo e gjeneracionit të dytë dhe sërish prodhimi të jetë me rendiment edhe cilësor.

Sipas të dhënave nga Agjensia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor në Korçë, patatja është një kulturë e cila prodhohet masivisht në rang Qarku. Në vit prodhimi shkon mbi 60 mijë ton ndërsa si kulturë zë një sipërfaqe të mbjellash prej mbi 2 mijë HA. Kjo kulturë mbillet masivisht në bashkinë e Maliqit dhe fshatrat më potenciale që e prodhojnë janë Drithasi, Ormani, Pojani, Nizhaveci, Çërrava, Pirgu dhe Bulgareci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *