Zgjedhjet e 14 majit, do të jenë zgjedhjet e radhës vendore ku banorët e qarkut të Korcës do të zgjedhin drejtuesit administrative të bashkive për të zgjidhur problematikat e tyre.
Normalisht që në këto zgjedhje do të votohet si për kryetarët e bashkive ashtu edhe për antarët e këshillave bashkiakë, që do të thotë se secili votues do të ketë dy fletë votimi në dispozicion për të shprehur vullnetin e lirë.
Në bashkinë Kolonjë, kryetari aktual që kandidon nën siglën e Partisë Socialiste, Erion Isai do të ketë numrin 1 në fletën e votimit ndërsa në krahun tjetër është Ethem Lumani, i dalë nga Koalicioni Bashkë fitojmë do të mbajë numrin 2 në këtë fletë. Qytetarët e Kolonjës do kenë shansin të zgjedhin kandidatin e tyre të preferuar.