Punimet kanë nisur prej disa ditësh dhe është parashikuar shtrimi me asfalt i rreth 100 m sipërfaqe linearë tek rruga “Misto Mame”, nga pedonalja drejt gjimnazit “Themistokli Gërmenji”. Shtrimi i rrugës po bëhet me kalldrëm, sikurse e ka pasur traditë ky qytet që çdo rrugicë e tij të ishte e shtruar në këtë formë. Banorët vlerësojnë këto punime për mirëmbajtjen e qytetit.
Burime në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike bëjnë me dije se me përfundimin e kësaj rruge, do të ndërhyet edhe në degëzimet krah saj, kalldrëmi i të cilave gjithashtu është i dëmtuar si shkak i kushteve atmosferike në dimër dhe pranisë së ngricave në rrugë.