• Korça

Zëmblaku, fshati plot histori. Histori që nga lashtësia, familja Kulla deri tek largimi i mbretit Zog

Historinë e largimit të mbretit Zog I nga fshati Zëmblak e tregon një prej pjesëtarëve të fisit më të vjetër në këtë fshat, 80-vjeçari Gurali Mullalli. Ai rrëfen se largimi i mbretit u bë me ndihmën e familjes Kulla. Një burrë që meriton mirënjohje ka qenë Jonuz Kulla i Zëmblakut, që pati edukimin, mënçurinë dhe fatin të ishte në anën e burrave më të shquar të historisë kombëtare si Themistokli Gërmenji e Ahmet Zogu, dy nga më të spikaturit për pasuri të ndjenjave kombëtare.

Mullalli na tregon se ky fshat, bujarinë e ka pasur në gjak që në kohët e hershme, kur banorët u vinin në ndihmë ushtarëve në nevojë në kohën e luftës, e jo vetëm. Ai na rrëfen edhe histori të tjera që kanë shënuar emrin e Zëmblakut, si fshat me njerëz bujarë e dashamirës.

Historia sjell edhe të tjerë emra që kanë prejardhje nga ky fshat. Sipas shumë biografëve, Mehmet Ali Pasha, që njihet si themeluesi i egjiptit modern ka lindur në Zëmblak dhe ngaqë menjëherë, në moshën 2 vjeçare u gjend jetim, e dërguan për të jetuar në Kavallë të Greqisë në sarajet e dajave madje në disa burime, flitet se gjuha e tij mbeti shqipja. E ndërsa thuhet se për aq kohë sa jetoi në Kavallë, e vizitonte shpesh vendlindjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *