• Lajme nga bota

Zbulohet identiteti i futbollistit 17-vjeçar shqiptar që humbi jetën në Greqi

Enea Topi është 17-vjeçari shqiptar që u aksidentua për vdekje ditën e djeshme në Kavalla, Greqi. Ai ishte duke ecur me motor me një person tjetër, kur motori u fut nën rrotat e një kamioni të madh të bashkisë Kavallë. Kamioni i plehrave po shkonte drejt landfillit të bashkisë Kavallë, kur i riu duket se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar nën rrotat e mjetit të madh.

I riu shqiptar ishte futbollist dhe kishte luajtur vitin e kaluar me ekipin e Kavallës. Klubi i futbollit në një postim në rrjetet sociale e cilëson Enean një “hero të vogël” që luftoi për ekipin pa u lodhur. Ata i shprehin ngushëllime familjarëve dhe miqve të Eneas.

Postimi i tyre:

Me pikëllim të madh u informuam për aksidentin e heroit tonë të vogël Enea Topi. Një nga sportistët që luftoi vitin e kaluar për ekipin tonë të dashur, duke mësuar se çfarë do të thotë dinjitet dhe dashuri vetëmohuese për qytetin dhe A. O. Kavala. I urojmë me gjithë zemër kurajo dhe forcë familjes së tij që i dha lamtumirën kaq papritur dhe herët, qoftë i lehtë dheu që do ta mbulojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *