• Maliq

Zboq,Fermeri Sokol Këllëzi/ Agronomi i cili vështirësitë i kthen në mundësi

Rreth 5 km nga qyteti i Maliqit, në fshatin Zboq ndodhet ferma e Sokol Këllëzit. Një fermer i cili vështirësinë e ka kthyher në mundësi. Profesioni i tij është ai i agronomit. Tek ferma e sokolit gjejmë shumëllojshmëri produktesh, mbi 16 lloje dardhash autoktone, qershi, arra, lajthi, mollë, vresht dhe deri tek bletaria. Një shtyse e madhe për të ka qënë dhe ndihma e dhënë nga Qeveria Shqiptare përmes mbështetjeve për agroturizmin.

Sokoli është mbështetur financiarisht nga  Qeveria Shqipëtare me mjete bujqësore, agregate si dhe subvencione për mbjellje të reja në arrorë.

Puna e pa lodhur e 56 vjeçarit nuk mbaron këtu. Ai është duke punuar për zgjerimin e fermes per të pritur së shpejti turistë vendas dhe të huaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *