• Korça

Zani Çaushi kërkon ulje dënimi, kërkesën do e shqyrtojë Gjykata e Korçës

Ish-kreu i bandës së Vlorës, Zani Çaushi ka kërkuar ulje të dënimit. Kompetenca për shqyrtimin e kësaj kërkese i ka kaluar Gjykatës së Korçës. Ky vendim është marrë dje në Dhomë Këshillimi nga Gjykata e Lartë. Çaushi i ishte drejtuar kësaj të fundit me një kërkesë për zgjidhjen e kompetencës mes gjykatës së Matit dhe asaj të Korçës.

Ish- kreu i bandës së Vlorës është duke vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së Lartë në Drenovë. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm, por kërkon ulje të dënimit. Duke qenë se Gjykata e Matit ia ka rrëzuar disa herë një kërkesë të tillë, tashmë kjo çështje do të gykohet nga togat e zeza në Korçë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *