Zanatin e këpucarit e ka ushtruar që prej viteve 1970. Lindor Llapa nga fshati Pirg i bashkisë Maliq, edhe pse sot është 73 vjeç, vijon të punojë ende në këtë zanat, të cilin e ka me pasion. Ne e vizituam atë në punishte ku na tregoi proceset e punës dhe sesi ai e ka mësuar këtë zanat.
Dikur thotë Lindori ishim 3 këpucarë në fshat dhe kërkesat e punës ishin të shumta. Përveç këpucëve e çizmave, ata bënin edhe çanta shkolle.
Ndërsa në ditët e sotme, Lindori kryen vetëm riparimin e këpucëve të dëmtuara. Punë ka ende, por jo me kërkesat e dikurshme thotë mjeshtri.
Këpucari thotë se ka ruajtur të gjitha veglat e punës.
Këtë zanat, ai ia ka trashëguar njërit prej djemve por thotë se brezi i ri nuk ka interes për zanatet e vjetra
Edhe pse nuk siguron të ardhura të mëdha përmes këtij zanati. Lindor Llapa thotë se nuk do të heqë kurrë dorë nga ky profesion.