• Korça

Zahiretë e ditëve të ftohta, amvisat korçare ruajnë traditën e vjetër

Amvisat duararta korçare vijojnë ende të ruajnë traditën e vjetër të përgatitjes së zahireve të dimrit. Në familjen Sopoti në fshatin Dishnicë, edhe pse në një moshë të thyer tashmë, Dita, zonja e shtëpisë na rrëfen se që në verë nisin përgatitjet e zahireve. Ajo na tregon se fillimisht përgatisin petkat, dromkat dhe trahananë të cilat e kanë të nevojshme nxehtësinë e rrezeve të diellit për t’u tharë.

Dita na tregon se pothuajse të gjitha perimet i prodhojnë vetë, të dy me bashkëshortin. E me to, më pas përgatisin turshitë e ndryshme që i konsumojnë gjatë dimrit.

Më tej, 73-vjeçarja na rrëfen se edhe bakllavanë, ëmbëlsirën tradicionale të fundvitit e përgatit vetë.

Ashtu sikurse Dita, amvisat korçare sigurohen që familjeve të tyre të mos u mungojnë këto ushqime të shëndetshme që i përgatisin ashtu sikurse është lënë traditë na gjyshet e nënat dikur.

Në familjen Sopoti përgatiten të gjitha zahiretë sipas mënyrës tradicionale dhe ruhen për t’u konsumuar gjatë dimrit. Dita Sopoti edhe pse 73 vjeç, vijon të përgatisë ushqime të ndryshme që sipas saj janë edhe më të shëndetshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *