Kandidati i PS për bashkinë Pogradec, Ilir Xhakolli është takuar me sportistë dhe veteranë të sportit duke shpalosur programin e tij për sportet. Përveçse kemi objektiv kryesor rikthimin e Pogradecit në kategorinë e I-rë dhe më pas në superiore ne tha Xhakolli kemi nisur projekte të cilat do ti shërbejnë të rinjve të merren me sporte të ndryshme.
Sipas Xhakollit turizmi sportiv do jetë pika më e fortë për 4 vitet e ardhshme, pasi synon të realizojë kompeticione ndërkombëtare në not, beachvolley, kanoe etj.