Kandidati i PS Ilir Xhakolli ka vijuar turin e takimeve dhe diskutimeve këtë herë me operatorët turistikë të Pogradecit. Xhakolli vuri në dukje se është punuar fort në 4 vitet e shkuara që Pogradeci të mos zhvillojë vetëm turizmin klasik, por ka hedhur hapa të shumta edhe turuzmin kulturor dhe atë malor.
Xhakolli tha se dashuria për qytetin dhe vullneti për ta transformuar atë ka qenë dhe mbetet e lartë ashtu si operatorët turistikë kanë qenë mjaft bashkëpunues. Shumë projekte kemi bërë, shumë janë në zbatim dhe të tjera do vijojmë me qëllim që ta çojmë Pogradecin në një shkallë më të lartë zhvillimi tha Xhakolli.