• Pogradec

Xhakolli e Xhaçka në Toplec. Zonat historike në Pogradec, destinacionet e reja turistike

Ministrja e Punëve të Jashtëme Olta Xhaçka ka qenë pjesë e shpalosjes së projektit për rikualifikimin urban të lagjeve historike të Pogradecit. Xhaçka tha se kandidati i PS Ilir Xhakolli është e vetmja mundësi që Pogradeci të vijojë rrugën e zhvillimit.

Fnancimi i këtij projekti është siguruar nga KFW-ja gjermane. Jo vetëm kaq, por nëpërmjet programeve të Ministrisë së Kulturës dhe AZHBR do të asistojmë çdo familje e cila do të marrë përsipër të investojë në turizëm familjar dhe zona të tilla kanë vëmendje edhe më të madhe tha kandidati i PS Ilir Xhakolli.

Ky investim sipas kryebashkiakut Xhakolli është një tregues i qartë në çfarë shkalle duhet të shkojë turizmi në Pogradec duke ofruar paketë e plotë turistike që përfshin turizmin liqenor, historik, kulturor, natyror dhe agroturizmin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *