Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Baroke ka mbyllur edicionin e tij të 11-të në qytetin e Korçës, duke sjellë një mbrëmje të veçantë nën tingujt e muzikës së vjetër elitare të shekullit të 17-të dhe të 18-të. Ky koncert ka ardhur si bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura. Risi e këtij edicioni ka qënë prezantimi për herë të parë në Shqipëri i tingullit të fortepianos, evolucioni i tastierës në shekullin e 18-të.
Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Baroke “Vox Baroque” i kthyer tashmë në traditë të përvitshme, është festivali i parë në Shqipëri që i kushtohet tërësisht repertorit barok.