• Korça

Vonesat e gjykimeve në apel/ Qytetarët duhet të presin 7 vjet që çështja të shqyrtohet

Vonesat e qytetarëve në Gjykatën e Apelit kanë ardhur duke u dyfishuar dhe trefishuar vit pas viti, ndërsa ndikimin më të madh në këtë aspekt e ka pasur harta e re gjyqësore e cila ka shkrirë një pjesë të mirë të gjykatave në rrethe. Gerti Shella nga Infocip jep detaje të vonesave pas një studimi të kryer që prej aplikimit të hartës së re gjyqësore.

Në Tiranë janë tashmë 38 mijë dosje në Gjykatën e Apelit të cilat presin të shqyrtohen, ndërsa me dhjetra e qindra të tjera shtohen çdo ditë duke e bërë edhe më të vështirë procesin.

Shella ka bërë apel për rikthimin e Gjykatës së Apelit në Korçë, si një domosdoshmëri për qytetarët korçarë të cilët presin të zgjidhin çështje të ndryshme, por edhe për çlirimin e ngarkesës së madhe të punës së Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *