• Raportime

Volejboll femra/ Vajzat korçare nisin mbarë sezonin, kualifikohen në finalen e Kupës

Është zhvilluar sonte ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, mes Skënderbeut dhe Tiranës, aty ku vajzat korçare kanë arritur të fitojnë më rezultatin 3-1 ne sete. Një fitore më shumë se e merituar për vajzat e Orlando Kojës, që sigurojnë në këtë mënyrë kalimin në finale.

Më parë u luajt edhe gjysmëfinalja tjetër, ajo mes Partizanit dhe Vllaznisë e cila përfundoi 3-0 për Partizanin, ekip i cili gjithashtu u kualifikua në finale. Në këtë mënyrë, nesër (të dielën) zhvillohet finalja mes Skënderbeut dhe Partizanit për të shpallur fituesen e Kupës së Federatës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *