• Korça

Volejboll femra/ Skënderbeu mund sërish Partizanin, super atmosferë në Pallatin e Sportit

Skënderbeu dhe Partizani luajtën sot mes tyre finalen e katërt të vlefshme për Superligën e volejbollit të femrave, në takimin që u zhvilluar në orën 18:00 në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, ku vajzat korçare triumfuan me rezultatin 3-1 me sete.

Në një pallat sporti të tejmbushur nga tifozët, Skënderbeu ishte dominues dhe arriti të marrë fitoren e madhe. Tani do të duhet të luhet dhe finalja e pestë mes dy skuadrave për të përcaktuar fituesin përfundimtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *