• Devoll

Vlerësimi bio-psiko-social/ 1500 dosje të vlerësuara për bashkinë Devoll

1500 dosje të personave me aftësi të kufizuar vlerësohen nga shërbimi bio-psiko-social për bashkinë e Devollit. Me vendimin e ri për këtë vlerësim, ka pasur disa ndryshime në masën e pagesës bën me dije specialistja Ariana Hoxhallari.

Kjo reformë e re vlerësimi ka ardhur me ndryshime edhe sa i takon personit kujdestar.

Vlerësimi bio-psiko-social përfshin dosje që dorëzohen për herë të parë si dhe dosje që janë në vazhdimësi por kanë përfunduar afatet dhe bëhet rikomisionimi i tyre.

Në Qarkun e Korçës funksionojnë 3 komisione, në bashkinë Korçë, Pogradec dhe Maliq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *