Festa e Sulltan Nevruzit është shoqëruar me vizita të personaliteteve të jetës publike, të cilët kanë uruar kryegjyshin botëror të bektashinjve Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj. Urime kanë ardhur edhe nga besimtarë e qytetarë të tjerë, në këtë ditë kur nis edhe stina e pranverës, sepse sot çdo gjë merr jetë e gjallëri.
Me urimet më të mira për mbarësi, mirëqënie, paqe dhe dashuri, gjithë besimtarët kryejne faljen në teqe, ndërsa ndezin qirinj për të dashurit e tyre, dhe sipas traditës vendosin veroret në pemët e ndodhura brenda teqesë.