Besimtarë, qytetarë dhe autoritete vendore kanë kryer vizita pranë Myftinisë së Korçës duke uruar myftiun Ledian Cikalleshi për festën e Fitër Bajramit. Ashtu si është bërë traditë prej vitesh nuk kanë munguar edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare.
Autoritetet vendore dhe përfaqësuesit e partive politike kanë kryer gjithashtu vizita në Myftininë e Korçës.
Në këtë festë të madhe të komunitetit mysliman është përcjellë mesazhi i paqes e dashurisë mes njerëzve.