Rreth 40 ndriçuesa publikë janë vendosur në fshatin Vithkuq të bashkisë Korçë. Ndriçuesat janë të tipit LED me qëllim rritjen e cilësisë së ndriçimit. Adminitratori Altin Prifti thotë se ata janë instaluar në qendër të fshatit ku ndriçimi mungonte dhe kjo i vjen në ndihmë komunitetit, për të mos hasur vështirësi për të kaluar në rrugë gjatë orëve të mbrëmjes
Prifti bën me dije se është parashikuar të ndërhyet edhe në rrugicat e fshatit për t’i shtruar me kalldrëm, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve. Në fshatin Vithkuq jetojnë 140 familje