Në bashkinë e Pustecit ka qenë një situatë e ngarkuar sa i takon prekjes nga virozat dhe gripi stinor. Kryeinfermieri Vaskë Vasilovski bën me dije se të gjitha grupmoshat janë prekur, por nuk ka pasur raste komplikacionesh. Kjo edhe falë vaksinimit të kryer me vaksinën e gripit, interesi për aplikimin e së cilës në këtë bashki ka qenë i lartë.
Aplikimi i vaksinës antigrip nisi që prej muajit nëntor dhe mund të kryhet deri në muajin mars. Gjatë kësaj periudhe janë kryer mesatarisht 10 vizita në ditë pranë qendrës shëndetësore në Pustec.