• Korça

Virozat e stinës tek fëmijët, situata paraqitet e qetë në qytetin e Korçës

Kjo periudhë e shoqëruar me uljen e temperaturave ka sjellë edhe shtim të virozave të stinës kryesisht tek moshat pediatrike. Mjekët thonë se aktualisht situata paraqitet normale për stinën, ku mesatarisht në ditë kryhen nga 5-10 vizita ambulatore. Kryesisht fëmiëjt paraqiten me temperaturë, dhimbje fyti dhe kollë, por nuk mungojnë edhe rastet me simptoma të gastroenteriteve.

Mjekja Selimollari u bën apel prindërve që në rast të shfaqjes së simptomave të virozave fëmijët të mos frekuentojnë institucionet arsimore për të shmangur përhapjen e virozave tek fëmijët e tjerë.

Pothuajse e njëjta situatë paraqitet edhe në urgjencën e pediatrisë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku gjatë kësaj periudhe nuk ka patur fluks të shtuar të vizitave ditore, ndërkohë që edhe numri i fëmijëve që trajtohen në spital është i vogël.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *